E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha udhëheq protestën e opozitës, Basha jashtë vendit

Në mungesë te kryetarit Lulzim Basha I cili ndodhet ne Bruksel, protesta e opozitës para parlamentit udhehiqet nga lideri historik I selisë blu, Sali Berisha.

Ai mbërriti në turmë disa minuta pas nisjes së protestes dhe u prit menjehere me ovacione te medha dhe me thirrje ne kor “ Berisha, Berisha”.

Të tjerë figura të rëndësishme përretrh Berishës në proteste janë edhe Edi Paloka, Gazmend Bardhi, Fatmir Mediu dhe drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi.

Policia kisshte marrë masa të forta sigurie para parlamentit duke vendosur në hyrje të godinës 3 kordonë me policë, shto këtu edhe rrethimin e ambjentit me gardh metalik.

Reklamë

Pavarësisht kësaj nuk ka munguar hedhja e kapsollave drejt uniformave blu, të cilat nga ana e tyre I kanë bërë thirrje drejtuesve të protestes që të largojnë nga turma të gjithë ata persona që janë me maska.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë