Subscribe

Për herë të parë Sali Berisha ka “‘kaluar” në radhët e socialistëve, duke u ulur në vendet e dedikuara për deputetet e mazhorances ne sallen e Parlamentit.

 

Përpara se të merrte fjalën në Kuvend, Berisha tha se u ul në karriget e deputetëve të PS për t’iu thënë qytetarëve që mbështesin socialistët, se avokat të vetëm në Kuvend kanë PD-në.

 

Pas Berishës, fjalën e mori edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i cili reagoi ndaj Berishës.

 

Balla tha se socialistët nuk reaguan ndaj Berishës sepse menduan që rrjeshtimi i tij majtas erdhi për shkak të gjendjes shëndetësore ose pleqërisë.

 

Madje Taulant Balla u shpreh se Berisha nuk mund t’i përfaqësonte kurrë socialistët.

 

‘Ky burrë turp nuk ka më, burrëri s’ka pasur kurrë. Nuk ndodh që as unë të ulem në rreshtin tuaj as ky njeri që kërkon të provojë sa i jepet mundësia. Menduam se e kishte nga mosha nevojën për t’u ulur ndaj s’folëm. Sa i përket që ky, pisllëku, se ky i përfaqësoka më mirë Partinë Socialiste, ky Partisë Socialiste i ha atë.’– tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *