Politikë
Berisha thotë “O sot o kurrë!” dhe fton shqiptarët në protestën e 20 shkurtit

Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi pak më parë sloganin e protestës së 20 shkurtit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha njoftoi se slogani do të jetë “O sot o kurrë!”, ndërsa protesta do të mbahet në orën 17:30.
Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve për mosbindje civile ndaj kryeministrit Edi Rama për dinjitetin e shqiptarëve.
Reklamë
Ai e ka quajtur 20 shkurtin ditën e triumfit kur regjimi i Ramës sipas tij do të tronditet nga themelet.
Berisha kishte paralajmëruar disa ditë më parë protestën e 20 shkurtit, në kuadër të asaj që ai e quan rezistencë ndaj regjimit të instaluar në Shqipëri. /vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




