E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Berisha thirrje qytetarëve: Mos kini frikë nga vota, kjo është pranvera e ndryshimit!

Pranvera e ndryshimit e konsideroi lideri i demokratëve Sali Berisha ditën e sotme të zgjedhjeve, ndërsa ftoi shqiptarët të marrin pjesë masivisht në votime.

 

Reklamë

Berisha pas votimit, ku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe fëmijët tha se qytetarët do ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese me mençuri.

“Një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë. Të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore. Të gjithë ata që u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të rrinë në shtëpi të mos harrojnë se ky është një nxitje që ata të marrin pjesë në votime. Kush ka frikë votën ka frikë lirinë.

Reklamë

 

Ftoj zgjedhësit të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim e bën gabimin edhe më të madh. Le t’u prijë mencuria të votojnë në interesin më të mirë të tyre. Kjo është pranvera e ndryshimit” u shpreh Berisha.

Më shumë video

Reklamë