Subscribe

Lideri i demokratëve Sali Berisha në një dalje për mediat nga selai blu u ka bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në votime.

 

Ai tha se i garanton qytetarët se opozita po mbikëqyr me sukses të plotë këtë proces e që qytetarët të votojnë si njerëz të lirë.

 

‘Për të firmosur sot me votën e tyre ndryshimin. Mirënjohja ndaj tyre është e pakufishme. Falenderoj qytetarët që kanë kryer një detyrë kushtetuese jashtëzakonisht të rëndësishme. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar që të votojnë. Të paraqiten në orët në vazhdim pranë qendrave të tyre dhe të votojnë. Garantoj qytetarët se opozita po mbikqyr me sukses të plotë këtë proces. Ajo sot është më e rëndësishme se kurrë. Votoni si njerëz të lirë!’- tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *