Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri thirrje sot për greva të përgjithshme duke iu drejtuar mësuesve, studentëve, policëve, punonjesve te administraves, mjekëve dhe infermiereve,  për kushtet e vështira ku studiojnë dhe punojnë.

 

Duke folur në Parlament, ai tha se biznesi dhe qytetarët duhet t’i bashkohen grevave të përgjithshme.

 

Sipas Berishës, kjo që po ndodh me çmimet në Shqipëri nuk po ndodh në asnjë vend të botës.

 

Berisha: 

Sot avoketë të vetëm të tyre në këtë parlament janë demokratët dhe do të vazhdojnë gjer në fund, të jemi zëdhënës të interesave qytetare, të shqiptarëve, pa dallim bindjesh politike. Në këtë mënyrë, se si është katandisur ky parlament, sot më shumë se kurrë, qytetarët shqiptarë kanë nevojë për përfaqësim në këtë aulë. Unë, dëgjova këtu diskutime, por sot të dashur qytetarë, koha është për veprime.

Këta janë, nga mëngjesi deri në darkë, të angazhuar në dy aktivitete kryesore, në mashtrimin tuaj, në vjedhjen tuaj. Por koha ka ardhur, që ne kësaj qeveria, t’i tregojmë vendin. Koha ka ardhur dhe jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë mësuesve të Shsqipërisë, me guxim dhe kurajo, të mbrojnë interesat e tyre. Janë të vetmit mësues në rajon, që në 8 vite jo vetëm nuk njohën rritje, por krahasuar me inflacionin, ulje të ndjeshme të rrogës. Janë të përçmuar në administratë, ndërkohë që duhet të jenë qytetarët dhe njerëzit më të nderuar për misionin e tyre fisnik.

Të nderuar mësuese dhe mësues, jo vetë e konstatoni se si po rrrënohet sot sistemi arsimor, se çfarë vuajtje dhe mjerimi ju krijon portali i Kushit, portali i partisë, portali i mashtrimit dhe i falsifikimit. Se si një mësues, qoftë edhe i ekselencës, për bindjet e tij, duhet të presë 7-8 vite për t’u sistemuar, ose nuk sistemohet fare.

U bëj thirrje sindikatave, shkëputuni nga plogështia juaj dhe të organizojmë grevën e përgjithshme, e cila është grevë për dinjitetin tuaj se pari.

U bëj thirrje mjekëve, që shohin rrënimin e sistemit shëndetësor, se si shqiptarët vdiqën nga pandemia, 250 përqind më shumë se në vendet e BE, vdiqën sa 3-4 vende me vdekshmërinë më të lartë në botë. Mjekë të shkëlqyer që largohen nga vendi, infermierë që ikin. Të gjitha këto sepse janë njerëzit më të keqpaguar, më të keqvlerësuar.

Atëherë cila mbetet? Greva, greva dhe para së gjithash greva.

U drejtohem biznesit të vogël, që ka një armik të vërtetë te kjo qeveri, e cila pret fundin për dy muaj që t’u vendosë 23 përqindëshin, e cila rriti tarifën e energjisë në 200 lekë. Çfarë presin më? Thirrja e çdo biznesmeni, e fëmijëve, grave dhe miqve të tij është: të ulen qepenat, grevë e përgjithshme, grevë e përgjithshme.

U bëj thirrje të gjithë studentëve, bashkëmoshatarëve të tyre në Kosovë, qeveria u dha nga 100 euro, kurse kjo qeveri u jep përçmimin. Të organizohen në një lëvizje të fuqishme studentore. U garantoj se ne jemi 30 herë më të fuqishëm se këta që vjedhin çdo ditë shqiptarët.

U bëj thirrje pedagogëve që të ngrihen fuqishëm. Të mos lënë një injorant t’u përmendë rrogën dhe dijen. U bëj thirrje të organizohen. I bëj thirrje sindikatës që të qëndrojë fuqishëm sepse vetëm greva e fuqishme është rruga për t’i prerë biletën kësaj qeverie aty ku e meriton.

U bëj thirrje policëve të shtetit, policëve të vërtetë, që nuk u paguhet asgjë nga djersa që derdhin, që trajtohen si qenie inferiore nga shefat e tyre, e dëgjuat Panganikën çfarë i thoshte, vetëm pse është mik i Veliajt dhe Ramës, po atë marrëdhënie kanë ministrat me vartësit e tyre.

U bëj thirrje të gjithë punonjësve të administratës: në grevë dhe vetëm në grevë. Koha po thërret. Ne duhet të jemi në lartësi dhe jo të shohim dhe të vajtojmë.

U bëj thirrje taksistëve dhe çdo qytetari që guidon makinë, që të mos pranojoë këtë tirani të çmimit të naftës, sepse ajo është vendosur nga qeveria dhe kontrabanda e saj.

U bëj thirrje qytetarëve, demokratë e socialistë, se kjo që ndodh me çmimet, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Se bordet komuniste të Edi Ramës kanë rritur çmimet e kafshatës më shumë se në çdo vend tjetër të Europës.
U bëj thirrje nxënësve të gjimnazeve të ngrihen në protesta të përgjithshme dhe të shpëtojnë nga ky regjim personal i një njeriu.

Koha nuk pret. Ndaj dhe ky parlament duhet t’i ketë kohërat e numëruara. Ky parlament ka marrë fund, që kur ekzekutivi merr kompetencat e tij, parlamenti nuk ka pse ekziston më.
Do përballeni me qytetarët shqiptarë. Ky është zotimi solemn në emër të PD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *