E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha thirrje hakersave: Ndërmerrni me urgjencë një sulm

Ish kryeministri Sali Berisha bën thirrje për sulm kibernetik ndaj qeverise shqiptare. Ne një postim ne rrjetet sociale Berisha e ka motivuar thirrjen, me vendimin për te kaluar ne varësi te agjencisë kombëtare te informacionit çdo faqe te qeverise dhe institucioneve shqiptare, qe për liderin historik te PD është de facto shtetëzim i programeve kompjuterike

 

“Me këtë rast iu bej thirrje hackersave shqiptare dhe te huaj te ndërmarrin me urgjence një sulm te përgjithshëm për shkatërrimin përfundimtar te sistemeve te këtij narko-kryeministri qe nuk njeh ligje, norme apo standarde dhe do te shtetëzojë ne mënyrë banditeske kodet e programeve duke shkelur çdo te drejte autori, pronësie intelektuale e teknologjike!”

 

Berisha i ka bashkangjitur këtij postim edhe denoncimin e qytetarit dixhital për rolin dhe kompetencat qe i janë dhënë agjencisë me vendim qeverie  ne 22 nëntorin e vitit te kaluar. Faqja e kryeministrisë është sulmuar së fundmi në shtator 2014.

Vazhdo të lexosh