Subscribe

Opozita ka paralajmëruar protestë të hënën, më 18 dhjetor, në Kryesinë e Kuvendit. Paralaelisht me protestën do të shqyrtohet edhe kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetit për Sali Berishën. Ky i fundit në një deklaratë për mediat theksoi se opozita nuk do të tërhiqet përballë atij që i referohet si regjim i kryeministrit Rama.

“Do të ketë një zinxhir protestash.  Tani ne fillojmë stinën e protestave. Pa diskutim që një projekt ka ekzistuar se asgjë nuk bëhet pa projekt. Po projekti modifikohet dhe fillohet me protesta madje edhe sporadike ku të lindin, me qëllimin më madhor që të shkohet drejt organizimeve më të fuqishme në vazhdim… …Unë besoj se çdo njeri që kundërshton Edi Ramën është me këto protesta”, tha ai.

Ai ftoi të gjithë mbështetësit e tij dhe të Partisë Demokratike që t’i bashkohen thirrjes së tij dhe të protestojnë kundër qeverisë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *