Subscribe

 

Kryetari i Partisë Demokratike u tregoi hekurat e burgut atyre që sipas tij abuzojnë me taksat dhe gjobat fiktive ndaj biznesit. Nga çadra e protestës Basha u kërkoi përfaqësuesve te bizneseve që të mbajnë shënim çdo emër që abuzon me ta, dhe të mos dorëzohen përballë presionit të kësaj qeverie.

 

Mbajuani shënim emrat dhe mbiemrat, republika e re do t’i bëjë përgjegjës para ligjit, nuk do të shpëtoni para forcës së ligjit të gjithë ju që terrorizoni shqiptarët, terrorizoni bizneset. Hajdutët e veshur me pushtet ta harrojnë se do negociojmë shkeljen e ligjit. Nga i pari tek i fundit do të përgjigjen para ligjit.”

 

Më herët çadra e demokrateve u dominua  nga ish-kryetari i PD Sali Berisha, i cili prej dy javësh behet pjese e protestës vetëm ditën e enjte. Berisha i ka bere thirrje kryeministrit Edi Rama te largohet, pasi opozita nuk tërhiqet, duke e ilustruar ketë vendosmëri edhe me vargjet e himnit kombëtar.

 

 “Nga lufta veç ai largohet”. Ne jemi burra dhe gratë që nuk largohemi kurrë nga lufta. Ne do vazhdojmë luftën, do vazhdojmë betejën, do ecim drejt fitores. Mbaje mend mirë Edi Rama!”

 

Berisha është kthyer pas ne histori duke shpjeguar proceset zgjedhore qe sipas tij u vodhën nga Edi Rama, e duke rrëfyer se cfare ndodhi ne 2011 kur Basha u zgjodh kryetar i Bashkisë se Tiranës pas numërimit te votave ne kutinë e gabuar

 

“Çfarë ishin ato vota? E tërë Tirana u rinumërua për së dyti dhe unë këtu në atë zyrë prita tre nga ata ambasadorë. Ai kishte rrethuar KQZ, dhe ata më pyesin si do bëhet tani, a mund ta ndërpresim këtë proces. I thashë jo kurrë! Harrojeni! Se nëse vjen një ditë që qytetarët e mi të mos mund të numërojnë votat e tyre, ajo është dita më e zezë e jetës së tyre, atë ditë nuk ja u sjell kurrë Sali Berisha.”

 

Ndërkaq pak metra me larg, te rinjtë e forumit rinor demokrat ironizuan çadrën e ngritur nga shoqëria civile ne mbështetje te vettingut. Ata kishin vendosur maska me fytyrat e deputeteve qe janë prekur nga ligji i dekriminalizimit, duke deklaruar se kërkonin te firmosnin pro vetingut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *