E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Berisha: Të rrëzojmë Ramën, killeri Dumani vriste për llogari të bandave të qeverisë

Partia Demokratike ka mbledhur sot keshillin kombetar per te zgjedhur kryesine e re.

 

Reklamë

Para nisjes se votimit, ish kryeministri Berisha tha se opozita po ringrihet me mision te vetem, rrezimin e regjimit te Rame, nje regjim qe sipas tij vriste permes Nuredin Dumanit.

 

“T’i shkurtojmë ditët kësaj qeverie. Ata që mendojnë se ky regjim është i fortë gabojnë. Ka para krimi pafund. Ky regjim është kalbësirë kalbësirë kalbësirë. Pse e Rithemeluan anëtarët PD? E Rithemeluan se sepse e panë se Shqipëria humbi orientimin e saj perëndimor. Rama fajin e gjen te Europa dhe përpiqet të kërcënojë. Dumani një serial killer i cili vriste në të katër anët për llogari të bandave të qeverisë. Cili nuk e dinte cili nuk dinte lidhjet direkt me Ramën të bandës së Elbasanit të Durrësit Shkodrës e bandave të tjera.

 

Berisha u ndal edhe tek një koment tek cështja e dashurisë për Amerikën nga politika dhe politikanet shqiptare.

 

Amerika është vend i vlerave të lirisë, udhëheq dhe rrezaton si avokate e lirisë, si mbështetëse e plaçkitësve, ndaj dhe s’duhet të kemi asnjë kompleks. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët. Misioni unë është që të konsolidojmë në këtë vend atë që kanë bërë kombet e mëdha. Këto janë thirrje për të gjithë ju, për të gjithë drejtuesit e PD, nëse nuk duan që të jeni problemi i saj përsëris. Së bashku do ia dalim të realizojmë misionin tonë të shpëtimit të Shqipërisë nga ky regjim, më i keqi, antishqiptari që ka pasur ky vend deri më sot., shtoi Berisha.

Më shumë video

Reklamë