Nga Kamza, Sali Berisha komentoi edhe dorëheqjen e Zoran Zaev nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa shprehu gëzimin e tij për këtë vendim, ai përshëndeti votuesit maqedonas, për të cilët tha se ia prenë biletën “politikanit të verbër”.

 

Sipas tij, Zaev e transformoi Maqedoninë e Veriut në një mollë sherri midis Bullgarisë dhe Serbisë.

 

Më tërheqjen e Zaev, Berisha shtoi se nisma “Ballkani i Hapur” vdiq po aty ku u pagëzua me emrin e George Soros.

“Një përshëndetje të përzëmërt dua t’u dërgoj votuesve të Maqedonisë së Veirut, që ia prenë biletën një aventurieri, i cili me aventurën e tij e shëndërroi Maqedoninë në  mollë sherri mes Bullgarisë dhe Serbisë. Ky politikan i verbër harroi se për Beogradin, Maqedonia u krijua për të mos lejuar formnimin e Serbisë së Madhe, por as të Bullgarisë së Madhe, por ky vrapoi drejt Beogradit sikur të ishte i biri i Pashiqit. Zhvillimi i Madh në Maqedoninë e Veriut, ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros “Ballkani i Hapur”, aty vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *