Subscribe

Para të rinjve demokratë, Sali Berisha nënvizoi se dy problemet madhore të Shqipërisë sot është Edi Rama dhe Lulzim Basha, të cilin e quan peng të ish-kryeministrit.

 

“Sot dy janë problemet madhore të Shqipërisë. Shpresë vrasësi apo kreu i meduzës, Edi Rama dhe pengu i tij Lulzim Basha, i cili i marrë peng me çdo lloj vendimi që i dikton pengmarrësi. Koha ju ka thirrur në këtë betejë. Është historike për kombin çmontimi i narkoshtetit. Çdo ditë të rinjtë largohen nga ky vend, në fakt largohet e ardhmja. Të ardhmen e ndërtojë të rinjtë. Le të rikthehemi të bëjmë gjithçka për të rikthyer shpresën tek çdo shqiptar, për një shkollim më të mirë, punësim më të mirë.”

 

Sipas tij, kryedemokrati është i frikësuar dhe i pashpresë, ndërsa shprehet se sillet sikuar ka studiuar në Korenë e Veriut, e jo në Hollandë.

 

“Pemkryetari ka humbur çdo lloj morali dhe së fundmi është vërsulur ndaj organizatës tuaj dhe asaj të grave demokrate, në një hakmarrje të turpshme, primitive. Vendi i tij, nëse do të ishte burrë, do të ishte sot para jush, këtu me Belindin, Rigelsin, mua, në një debat të hapur. Por i kyçur në zyrën e tij, jep urdhra me telefon për uzurpimin e FRPD-së, organizatën e grave. Forumi juaj ka statutin e tij, është i anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, forumi juaj nuk është pronë. Forumi juaj është kompetencë e juaja ekskluzive. Do të jeni juaj që do të zhvilloni procesin zgjedhor, do të jeni ju që do të zgjidhini se si do ti zgjidhi drejtuesit. Kryetari pa partia e ka kapur frika dhe tani është njeriu më i pashpresë. Ju sugjeroj ta ftoni në një debat, të mos fshihet, të dalë ballë për ballë dhe të mësojë nga ju ABC-në e demokracisë, pasi po sillet sikur është shkolluar në Korenë e veriut dhe jo në Hollandë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *