Ish-kryetari i PD, Sali Berisha ka çuar lëvizjen kundër Lulzim Bashës në vendlindjen e tij në Tropojë.

 

Tropoja është një prej zonave, ku të gjithë delegatët e Kuvendit janë rreshtuar në krah të Berishës dhe ish-kryeministri iu ka premtuar se në 11 dhjetor, Partia Demokratike do të ndryshojë.

 

“Iu garantoj se PD, me këtë Kuvend, shndërrohet në shtëpinë e lirisë.”

 

Berisha ka akuzuar kreun e PD, Basha se po kërkon të mbledhë firma për Kuvendin e 18 dhjetorit, duke premtuar si shpërblim poste në qeverinë Rama.

 

“Pengkryetari me një grup vasalësh po mbledh firma, duke ofruar poste drejtorash, zv.ministrash në kabinetin e Ramës. U themi: futuni në qeveri si tradhtarë, por do t’iu përmbysim.”

 

Nga Tropoja, Berisha ka kërkuar sërish ndjesë për mbështetjen që i ka dhënë Lulzim Bashës, duke i bërë thirrje të japë dorëheqjen.

 

“Tani peng Basha është koha të japësh dorëheqjen. Sikundër drejtuesit e pazgjedhur të PD duhet të pranojnë se nuk janë zgjedhur nga Këshilli dhe duhet të kërkojnë rivotim, përndryshe Kuvendi do marrë të gjitha masat për të shndërruar partinë në shtëpine e lirisë.”

 

Berisha ka premtuar se në Kuvendin e PD, me firmat e demokratëve do të rithemelohet partia më e madhe e opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *