E enjte, 5 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha sulmon ashpër Vlahutin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ambasadoren e Bashkimit Europian Romana Vlahutin, duke e cilësuar atë guvernatore.

 

Nga çadra e protestës, Berisha ka argumentuar pse opozita nuk e voton vetingun duke iu rikthyer historisë se hartimit te reformës ne drejtësi. Sipas Berishës ka qene ambasadorja Vlahutin dhe ambasadori amerikan Donald Lu, te cilët kane mbështetur idenë e miratimit te reformës pa opozitën.

 

Reklamë

“Në krah të Edi Ramës u rreshtua guvernatorja dhe më pak edhe ambasadori Donald Lu për përjashtimin e opozitës.”

 

Ish-kryeministri Berisha ka sulmuar edhe miliarderin amerikan Xhorxh Sorros, i cili sipas tij ka ndikuar qe sistemi i drejtësisë te kapet nga kryeministri Rama. Per kete arsye Berisha ka kërkuar hetimin e tij nga autoritetet amerikane.

 

Sipas Berishës, kryeministri Rama shkeli marrëveshjen qe ligjet e reformës ne drejtësi te miratohen me konsensusin e opozitës e per kete arsye deputetet demokrate nuk do ta votojnë vetingun, derisa ligjet te rishkruhen pas krijimit te qeverise teknike.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë