Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka dërguar një letër Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith, ku i cileson shpifje arsyet per te cilat është shpallur “non grata”.

Berisha e ka cilesuar fyerje për çdo qytetar akuzën për korrupsion ne lidhje me biznesmenin Damir Fazlliç.

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

” ju vë në dukje se përdorimi për të me akuzuar mua për korrupsion i emrit të një qytetari britanik, i cili nuk ka qenë kurrë i dënuar në vendin tim, dhe në dijeninë time as në vendin tuaj, përbën një fyërje për çdo shqiptar, për çdo britanik, per çdo europian, për çdo amerikan dhe për çdo qytetar të botës që beson në prezumimin e pafajësisë, parim i sanksionuar qe nga Magna Carta, me qëllim shpifjen ndaj një personi tjetër. “

 

Berisha ka artikuluar akuza te forta ndaj qeverise se mbreterise se bashkuar

 

“Kjo përbën një skandal të rëndë dhe akt të mirëfilltë korruptiv, që ka për qëllim final të zgjasë ditët e qeverise më të korruptuar dhe inkriminuar të Europës.”

 

Kryetari i PD ka perseritur se nuk ka asnje prove per lidhje te tij me krimin.

 

 

“Nuk po ndalem të komentoj akuzën Tuaj politike për lidhjet e mia me krimin, pa sjellë asnjë fakt, sepse për këtë flet shumë më gjate e më thellë, heshtja Juaj për rekordet më të zeza të narkoqeverise që po zbraz Shqipërinë më shumë dhe më shpejt se një luftë.”

 

Ne fund te letres drejtuar ambasadorit britanik ne Tirane, Berisha i ka bere apel qe cdo prove rreth tij  t’i paraqese pranë gjykatave shqiptare apo britanike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.