Subscribe

Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama dhe kreun e bashkisë së Tiranës, Veliaj se kanë detyruar institucionet qëndrore të paguajnë shuma të mëdha për djegësin e Tiranës.

 

Dua të informoj se nga data 4 prill e vitit 2018 deri në vitin 2023, djegësi Veliaj ka marrë nga 16 institicione, 224 pagesa në një total prej 65.9 miliardë lekë apo 65.9 milionë euro.Por djegësi Veliaj, për të cilin nuk ekzistojnë gjurmë mbi tokë, përveç 65.9 milionë eurove, me një vendim antiligjor të Erion Veliajt, ka marrë edhe 65 milionë euro të tjera nga kompanitë private, që janë detyruar me tre polici, që çdo kuintal dhe apo inerte ta depozitojnë në minierën e floririt të Ramës dhe Veliajt.Përveç bashkive të qarkut, për kompaninë Rama-Veliaj kanë paguar edhe Ministria e Kulturës, Gjykata e Lartë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e POlicisë së Shtetit, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qendra e Formimit Profesional, INUK dhe Mirlinda e AKSHI-t apo Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, Spitali Distrofik, etj.

 

Lideri i opozitës shtoi se shqiptarët duhet të ngrihen në mbrojtje të pasurive të tyre publike, dhe kundër kupolës së mafies së rrezikshme të plehrave, të kryesuar nga Edi Rama.

 

Ai tha se SPAK nuk ka fuqi të godasë “kokat e mëdha” të mazhorancës të zhytur  në këtë aferë korruptive.

 

Sipas tij Rama po merr një kredi mbi 100 milionë euro, pikërisht për t’u rikthyer aty ku ishin në vitin 2013, te strategjia me landfille- veçim dhe riciklim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *