Subscribe

Partia Demokratike hapi procesin e primareve për të përzgjedhur kandidatët me të cilët opozita do të kërkojë fitoren përballë partisë socialiste në zgjedhjet për pushtetin lokal.

 

Sipas kalendarit të miratuar në Kryesi, nga sot deri në 6 nëntor do të punohet për të evidentuar kandidatët që do të marrin pjesë në primare; fushata për primaret do të zgjasë 3 javë dhe në datën 4 dhjetor opozita do të ketë gati të gjithë kandidatët zyrtarë për 61 bashkitë e vendit.

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

 

“Ne hapim një garë të paparë ndonjëherë në historinë ekëtij vendi. Ndaj dhe duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj. Suksesi i kësaj gare është një sukses për PD, opozitën dhe demokracinë në Shqipëri.”

 

Kandidatët që do të marrin pjesë në primare do të dalin si rezultat i një procesi negociatash me aleatët dhe çdo faktor politik duke synuar përzgjedhjen e figurave që gëzojnë më shumë mbështetje.

 

“Dua t’ju informoj se janë zhvilluar dhe do zhvillohen takime intensive me aletatët tanë për të gjetur gjuhën e përbashkët. Ka sugjerime të drejta, kanë propozime të arsyeshme dhe theksoj që mirëpriten të gjitha sugjerimet e tyre, mirëpriten të gjitha kandidaturat e tyre, mirëpriten në mënyrë të padikutueshme kandidatura nga shoqëria civile, bota akademike e vendit.”

 

Në procesin e primareve do të votojnë anëtarët e partisë demokratike, por edhe simpatizantët të cilët duhet të regjistrohen pranë çdo grup seksioni të partisë demokratike.

 

Paralelisht me këto përgatitje për zgjedhjet PD ka premtuar se do të nisë organizimin e protestave.

 

“Primaret janë primare, protestat janë protesta. Nuk shtyhet më protesta.”

 

Në kuvendin e 11 dhjetorit partia demokratike vendosi në statut primaret, si mekanizmi për të përzgjedhur kandidatet për zgjedhjet lokale apo parlamentare; por procesi ka sjellë jo pak skepticizëm kryesisht mes aleatëve.

 

Kreu i partisë së lirisë Meta është interesuar pak për primaret, por ai ka  këmbëngulur që për bashkitë e mëdha kandidatët të dalin sa më shpejt, pasi socialistët e kanë nisur punën më herët; ndërkohë që aleatët e tjerë Shehi, Duka e Mediu mbështesin idenë e testimit të kandidatëve në sondazhe, si mekanizmi që tregon mbështetjen e kandidatëve përtej anëtarësisë së PD.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *