E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha: Shitja e detit, dhurata e Ramës për Vitin e Ri për shqiptarët

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pasi Greqia miratoi dekretin presidencial për zgjerimin e ujërave territorial në Detin Jon nga 6 në 12 milje. Berisha nuk u “kursye” në akuza për kryeministrin Edi Rama, i cili për ish-liderin demokrat, po shet detin. Me ironi, Berisha tha se kjo është dhurata e Ramës për shqiptarët për festat e fundvitit.

 

“Shitja e detit, dhurata e Vitit të Ri për Shqipërinë nga Zografi bis! Marrëveshja e fshehtë Rama-Dendia, thikë e tmerrshme pas shpine ndaj Shqipërisë! Për herë të parë në 107 vite, pra që nga Konferenca e Londrës, kufijtë e Shqipërisë ndryshohen, rrudhen dhe Shqipëria zvogëlohet. Atë që gjitoni ynë jugor nuk e realizoi dot në territorin tokësor 106 vjet më parë me shpalljen e Republikës së Vorioepirit nga Jorgo Kristaq Zografi dhe ushtritë dhe hordhitë e tij, e realizoi dy ditë më parë në territorin ujor me pasuri përrallore nafte dhe gazi dhe hapësirën ajrore të Shqipërisë, por kësaj radhe jo me ushtri dhe hordhi, as dhe republika falco, por vetëm me një marrëveshje të fshehtë të Nikos Dendia me Edvin Kristaq Ramën apo Zografin Bis në aktin e tradhtisë më të lartë kombëtare pas asaj të Enver Hoxhës me Kosovën. Qeveria  e Greqisë u dërgoi qytetarëve të saj me dekretin që firmosi një kartolinë historike për festat e këtij fundviti, atë të zgjerimit të atdheut helen nga 6 në 12 milje ne ujërat e Detit Jon. Marrëveshja e fshehtë Rama-Dendia, e cila hyri tashmë në fuqi, është akt i pashembullt tradhtie kombëtare.”

 

Reklamë

Sali Berisha u bëri thirrje fqinjëve grekë që të heqin dorë nga lojërat me Shqipërinë dhe të punojnë për një bashkëpunim miqësor strategjik mes dy vendeve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë