Sikundër paralajmëroi, ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet sot në Elbasan, ku po zhvillon një takim me mbështetësit e tij demokratë.

 

Lideri historik i së djathtës u prit nga dhjetëra simpatizantë, të cilët shihen teksa i puthin duart.

 

Para demokratëve, Berisha sulmoi sërish kreun aktual, Lulzim Basha, për të cilin tha se është një peng i Ramës që vetëm ka njohur humbje.

 

“Jemi përpara një misioni të ri. Synojmë të vendosim sovranitetin tonë. Basha është peng i Ramës. Një ish-kryetar që vetëm ka humbur. Basha u mor me karrigen e tij. Kush është basha që merr vendime personale?”

 

Berisha iu drejtua me një kërkesë delegatëve të Elbasanit:

 

“Firmosni për mbledhjen e Kuvendit të Partisë Demokratike. Mund ta quani edhe kuvendi i rithemelimit të PD. Ata që pëzunë votën e lirë nga PD, i bënë asaj një dëmtim të jashtëzakonshëm. Ne do të rikthejmë votën dhe vullnetin tuaj.”

 

Po ashtu, për herë të parë, ai deklaroi se është i gatshëm për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike.

 

“Çfarë synoj? Që ju të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo që do të zgjidhni unë do ta pranoj. A jam unë i hapur? Jam plotësisht i hapur. Historia ka provuar se rikthimet kanë qenë shumë të dobishëm. Që tani e tutje jam i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues të vendit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *