E hënë, 2 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha bën rekurs masën, kërkon në Gjykatën e Lartë shfuqizimin e “detyrimit të paraqitjes”

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e “detyrimit të paraqitjes”.

Vendimi i lënë në fuqi nga të dyja shkallët, detyron atë të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme dy herë në muaj, të hënën e parë e të tretë të çdo muaji.

Dosja “Partizani” aktualisht ka ngecur në procesin e kalimit apo jo për gjykim, ndërsa Sali Berisha e dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi kanë statusin e të pandehurit.

Të dy akuzohen se kanë kryer korrupsion në bashkëpunim.

Reklamë

Berisha sipas SPAK, krijoi kushte të favorizojë dhëndrin, ndërsa ky i fundit  përfitoi nga pozita ligjore e vjehrrit të tij. Por, mbi Jamarbër Malltezin rëndon dhe akuza e pastrimit të parave.

Edhe ky i fundit dorëzoi rekurs në Gjykatën e Lartë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë