Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha refuzoi të takohej me dy përfaqësuesit e policisë së shtetit. Agjentë Gentian Ndoi dhe Elvis Doda i shkuan Sali Berishës në zyrë për t’i marrë pasaportën dhe për t’i komunikuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” me vendim të Gjykatës së Posaçme, por ata nuk u priten nga ish-kryeministri.

 

Pasi dy oficerët e policisë gjyqësore u larguan nga selia blu, Sali Berisha doli nga zyra dhe në deklaratën për mediat tha se i refuzoi në respekt të kushtetutës.

 

Dy agjentët i akuzoi si mercenarë të Edi Ramës, që sipas Sali Berishës është në panik për aksionin e ndërmarrë nga opozita dhe denoncimin e aferave korruptive.

 

Akuzën e SPAK ndaj Sali Berishë për korrupsion dhe pastrim parash në privatizimin e kompleksit “Partizani”, Ilir Meta e quan drejtësi me regji. Kryetari i Partisë së Lirisë shkruan në Facebook se kryeministri po kërkon të shmangë vëmendjen nga afera e inceneratorëve, ku ai vetë është i përfshirë.

 

ILIR META

KRYETAR I PL

 

Veprime antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratik Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës. Këto veprime kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjera qindra milionëshe.

 

Ilir Meta thotë se veprimet e ndërmarra ndaj Sali Berishës janë politike dhe synojnë të shantazhojnë opozitën për denoncimet e saj ndaj korrupsionit mafioz të qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *