E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 22 minuta më parë
Politikë

Berisha-Ramës: Do shembin perandorinë e drogës

Nje dite pas dështimit te negociatave kryetari PD Lulzim Basha dhe pasardhësi i tij Sali Berisha janë bashkuar ne çadren e protestës, me nje mesazh per rivalin politik Rama. Opozita do te mbroje deri ne fund kauzën e saj.

 

“Edvin, mos i rri larg zgjidhjes politike, se alternativë do të kesh vetëm zgjidhjen fatale. Zgjidhja politike është e vetmja zgjidhje për ty. Kryekriminel që e mbushe vendin, e shndërrove Shqipërinë në Narko-Republikë. Zgjidhje mëshire, por edhe mëshira ka një kufi, edhe ajo po u tejkalua, pastaj të pret fataliteti, të cilin e meriton në çdo formë”.

 

Reklamë

Çadrës se opozitës iu bashkua edhe kreu i komisionit te jashtëm te parlamentit hungarez Zsolt Nemeth, i cili mbështeti opozitën dhe theksoi se ndërhyrja e të huajve është një lloj korrupsioni politik në Europën Lindore.

 

 

Fjalën e plotë të kryedemokratit Basha dhe ish kryeministrit Berisha mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë