E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha: Rama urdhëroi thyerjen e gishtave ndaj të riut që plagosi policen

Ish kryeministri Berisha ka qënë protagonist edhe pse në distancë në komentet e tij në facebook në lidhje me protesten e banoreve të Unazës së Re. Pasi u sulmua në rrjetet sociale në lidhje me akuzat ndaj polices që u plagos rëndë e duar në protesten para kuvendit, cka e detyroi ta fshijë më pas statusin e bërë, tashmë ai ka bërë një denoncim në  lidhje me autorine  dyshuar që I hodhi kapsollen efektives se plagosur.

Berisha tha se policët që kanë shoqëruar në komisariat të riun e arrestuar mbrëmjen e së premtes në rrugën “Babe Rexha” në Tiranë, janë urdhëruar nga Rama që ti thyejnë gishtat Danjel Drobajt.

Reklamë

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një denoncim në lidhje me arrestimin e 17-vjeçarit Daniel Drobes, i cili akuzohet si person që hodhi kapsollën në drejtim të polices Ina Nuka. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha thekson se Rama ka urdhëruar që policët t’i thyejnë gishtat Drobes në shenjë hakmarrje për veprimin e tij në proteste.

 

Në fund Berisha I bën thirrje të gjithë qytetareve që të ngrihen në mosbindje civile në ndihme të banoreve të Unazës së re kundër asaj që e quan narkoqeveri.

 

Me poshte statusi i plote i Berishes kunder facebook:

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë