E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha: Rama të merret me bretkosat dhe zhabat, në 11 maj do të votoni 1-shin!

Kreu i PD-së, Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili e krahason atë me bufin e kënetës.

Gjatë takimit me banorët në Baldushk, Berisha u shpreh se Rama le të merret me bretkosa dhe zhaba, pasi ai mendon se kështu i bën njerëzit të harrojnë për vjedhjet e qeverisë.

Reklamë

Kryedemkrati gjithashtu ftoi të gjithë qytetarët që të votojnë numrin 1 më 11 maj, pasi vetëm kështu mund të ndryshohet Shqipëria.

“Ta lëmë atë të merret me bretkosa e zhaba, pasi ai mendon se kështu bëhet interesante, dhe  mendon se i bën njerëzit të harrojnë se çfarë detyrimi ka qeveria ndaj tyre, çfarë vjedhje kanë bërë. Ai e ka qëllim këtë. Nuk takon më asnjë gazetar, i shpik ata dhe u përgjigjet si e si të largojë interesin tuaj. Kam besim se më 11 maj do të votoni 1-shin. 1-shi është pothuajse hyjnor, duke votuar 1 votoni për ndryshimin dhe për veten tuaj”, tha Berisha.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë