Subscribe

Ne një kohe qe kryeministri Rama riperseriti nga foltorja e parlamentit ftesën per t’u ulur ne tryezën e dialogut, lideri opozitës Lulzim Basha thotë se nuk do të pranojë asnjë dialog apo pazar.

 

Nga çadra përballë kryeministrisë, Basha akuzoi qeverinë se po financon me paratë e drogës lobingje ne Uashington dhe Europe.

 

Lideri opozitës përshëndeti qëndrimin e aleatit te Partisë Socialiste, si dhe atë te PDIU lidhur me zgjedhjet dhe zgjidhjen e krizës politike.

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka artikuluar nje propozim te ri kompromisi për zgjidhjen e krizës politike. Duke iu referuar te gjithë atyre qe mbështesin te drejtën e kryeministrit per te qëndruar ne detyre deri ne përfundim te mandatit 4 vjeçar qe parashikon kushtetuta, Berisha ka propozuar qe qeveria teknike te krijohet pas kësaj date dhe zgjedhjet te shtyhen.

 

“Asnjë kundërshtim nuk kemi ne. Nëse është i lidhur aq shumë pas asaj karrigeje le të firmosë e të ikë me datë 18, të krijojmë qeverinë teknike, të bëjmë zgjedhje të lira. A e meriton ai këtë? Kurrën e kurrës nuk e meriton por ne nuk ngatërrojmë atë me qytetarët shqiptarë. Vetëm u themi atyre, pse ne kërkojmë qeverinë teknike.”

 

Berisha ka vene ne dukje përplasjen mes Rames e Metës, duke deklaruar se liderin e maxhorances e kane braktisur edhe aleatet e tij.

 

“Edi Rama sot të kanë braktisur të gjithë, sot të kanë braktisur dhe aleatët e tu. Pse? Se u pëlqen opozita? Jo absolutisht por se kauza e opozitës është një kauzë e drejtë.”

 

Berisha ka sqaruar se qeveria teknike është e nevojshme per te përgatitur zgjedhjet, pasi është e vetmja mundësi per te ndaluar qe paratë e drogës te blejnë votën apo grupet kriminale te përdoren ne procesin elektoral.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *