Berisha: Rama, shkaku pse BE nuk hapi kufijtë për Shqipërinë

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se Shqipëria renditet në vendin e 6-të në Evropë për shkallën më të lartë të infeksionit per 100 mijë banorë, e për këtë fajëson Edi Ramën.
Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha shprehet se kryeministri Rama ka mashtruar që prej fillimi të përhapjes së koronavirusit lidhur me treguesit e pandemisë.
“Ky eshte shkaku pse BE nuk hapi kufinjte per Shqiperine! Miq, fale “menaxhimit te shkelqyer” te pandemise se covid19 nga xhahil -epidemiologu i Surrelit, sot renditemi te 6-tet ne Europe per shkallen me te larte te infeksionit per 100000 banore nga data 12-26 qershor 2020. Sipas kesaj tabele te universitetit John Hopkins, infeksioni per 100000 banor ne Shqiperi eshte me i larte se ne Itali, Spanje, Britanine e Madhe, Belgjike Serbi, Hollande pra me i larte se ne 28 vende tjera Europes. Pikerisht ne kete shkalle te larte te infeksionit me covid19 per 100 mije banor qendron dhe shkaku pse BE nuk hapi kufinjte me Shqiperine.”
Berisha ka listuar disa shkaqe që sipas tij kanë çuar në rritjen e të infektuarve me virus.
“Ky zhvillim problematik i ecurise se pandemise ne Shqiperi ka si shkaqe kryesore: 1-Manipulimin dhe mashtrimin e treguesve te pandemise qe ne fillim nga kryeepidemiologu xhahil i Surrelit. Mbi mashtrimin ndertohet vetem kalbesira. 2-Kufizimi i testeve per diagnozen e covid 19 3- mosperdorimi masiv i maskave 4-Mosmbrojtja e personelit shendetesor dhe krijimi i bombes biologjike te QSUT si gjenerator kombetar i perhapjes se infeksionit. Para kesaj situate denoj me ashpersi lojen e papergjegjshme te Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnise ne trajtimin e pandemise dhe ju bej thirrje qytetareve respektoni me rigorozitet distancimin social nga njeri tjetri dhe perdorni masken sapo te dilni nga banesat tuaja.”




