E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha-Rama replika për stadiumin

Ilustrim · Vizion Plus

Ish-kryeministri Berisha dhe shefi i qeverise Rama kane shkëmbyer replika ne distance per projektin e stadiumit te ri “Arena Kombëtare”. Berisha përmes nje komenti ne rrjetet sociale e cilësoi ate megaafere te korrupsionit vëllazëror. “Ne nje koncesion korruptiv, ku ne gare mori pjese vetem nje kompani, pasi te tjerat nuk ishin ne Shqipëri por kishin shkuar ne zimbabve, Edi Rama njoftoi gjithnje krenarisht, vjedhjen e tij me te fundit. Ai njoftoi ndërtimin e Arenes Kombetare, investim 50 milion euro, veper e nje arkitekti italian te denuar per korrupsion nga drejtesia italiane pra i zgjedhur me kriterin baze ryshfetmarrjen, thuhet i peshkuar nga Bolino”, shkruan Berisha. “Arena Kombëtare e korrupsionit ka si mballome edhe kullën 25 kateshe Olsi Rama, qe do ndërtohet e tera pa asnjë investim te Edit apo Olsit por ne shpërblim te koncesionit te stadiumit, per te cilin Rama tha se shteti nuk do harxhoje asnjë qindarke. Ne te vertet, rama dhe i vellai, nuk do te shpenzojne per kullen asnje qindarke kurse per stadiumin federata ndërkombëtare e futbollit i ka dhënë shtetit shqiptar 10 milone euro”, shkruan Berisha. Por i menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit, qe dha arsyet se perse duhet te shembet stadiumi i vjeter. Rama kujton se edhe stadiumi britanik i Wembley-t u shemb per t’ia lene vendin nje stadiumi modern, ndonëse ishte monument kulture dhe i historisë se futbollit. Po “Qemal Stafa”?!I cilesuar monument kulture vetem per shkak te fasades se tribunes qendrore, nderkohe qe gjithçka ka ne pjesen tjeter eshte monument vulgariteti, degradimi, pislleku, “Qemal Stafa” nuk permbush as kushtet minimale per diten e futbollit, lere pastaj per te shtate ditet e javes”, shprehet kryeministri.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh