Berisha: Rama na provokoi/ “Urdhëroi futjen në Parlament të njerëzve të armatosur”
Pas dhunës në sallën e kuvendit, ish kryeministri Sali Berisha ka dalë në mbrojtje të protestës së deputetëve opozitarë duke akuzuar kryeministrin Rama si dirigjent të skenave të turpshme e qëndrimeve ndaj parlamentit .
“Edi Rama urdhëronte me Taulant Ballën, deputetë të tij që të vërsuleshin kundër deputetëve të opozitës në protestë. Edi Rama me Lindën e tij në parlament kishte futur në sallën e parlamentit, në kundërshtim absolut me ligjet, njerëz të armatosur. Edi Rama, në kundërshtim flagrant me ligjin, kishte futur në parlament policinë, ndërkohë që siguria në parlament, qytetarët shqiptarë paguajnë me dhjetëra rroga punonjës të sigurisë së parlamentit, që është repart i gardës së vendit.”
Berisha ka deklaruar më tej se beteja e nsiur nuk ka kthim pas deri në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të opozitës.
“Edi Rama ndërmori aktet kundër Sali Berishës, pikërisht kur e kuptoi se nuk mund të kontrollojë më opozitën, e kuptoi se PD sot në këmbë është e vendosur të përmbysë regjimin e tij. Edi Rama ka ecur i sigurt, se ka pasur në kontroll opozitën shqiptare. Ai e pa gjatë muajit të fundit se ky kontroll dhe pasojat e përçarjes së tij morën fund.”
Duke paralajmëruar Edi Ramën se do të përballet me një gjyq politik, ish kryeministri Berisha ka shtuar se demokratët janë në këmbë për të ruajtur identitetin e tyre.




