Subscribe

Sali Berisha akuzoi sërish strukturën e Posaçme Antikorrupsion se është vënë nën urdhrat e Edi Ramës. Sipas ish-kryeministrit kjo u pa qartë kur u mor vendimi për t’i ndaluar atij të drejtën për të dalë jashtë vendit, pa kaluar më parë në parlament.

 

 “SPAK sot është një organ i kontrolluar nga Edi Rama. Ju jeni dëshmitarë sesi ai urdhëron larot e tij për të marrë pushtetin e Parlamentit, të bëhen pjesë e puçit antikushtetues të Edi Ramës dhe të përcaktojë heqjen e lirisë për të dalë jashtë vendit për kryetarin e PD, pa marrë leje nga Parlamenti. Janë pjesë integrale e krimit shtetëror, janë korporatë kriminale me qeverinë”, tha Berisha.

 

Për këtë arsye, por edhe sepse mazhoranca prej javësh nuk i pranon kërkesën për të ngritur komisione parlamentare, opozita ka paralajmëruar protesta në formën e mosbindjes civile, por ende nuk ka një datë se kur do t’i thërrasë qytetarët në rrugë.

 

 “Ka një revoltë të madhe dhe strukturat janë të gatshme po të marrin sinjalin. Se kur, kjo do të përcaktohet nga organet, nuk mund të them se mund të lihet para apo pas festave”, shtoi ish-kreyminsitri.

 

Pavarësisht masave përjashtimore të deputetëve nga seanca e parlamentit, Berisha tha gjatë konferencës me gazetarët se opozita nuk dekurajohet, por do të vijojë betejën e saj me qeverinë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *