Subscribe

Ish kryeministri Sali Berisha u është rikthyer akuzave ndaj Edi Ramës dhe aksionit të opozitës në Kuvend.

 

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama po refuzon kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për udhëtimet e kryeministrit, pasi sipas tij e di që i fluturon mandati menjëherë.

 

Pushtetit është përdorur për pasurim personal të familjes Rama, theksoi më tej ish kryeministri Berisha.

 

“Pas dënimeve të njëpasnjëshme që i kanë bërë mediat në radhë të parë, dënimet që i kam bërë unë dhe opozita, në prill paraqiten dokumente dhe kompania ‘I Riu’ në të cilën kompania ‘51N4E’, kishte 50% të aksioneve shkëputet përfundimisht nga kompania belge dhe del e veçantë.

 

Pra kompania ‘I Riu’, 50% të aksioneve i kishte Gent Agolli, 50% të aksioneve i kishte kompania ‘51N4E’.

Bëhen pra ndryshime për të zhdukur gjurmë.

Le të pyes pak Edi Ramën dhe çdo qytetar të pyesë? Pse u bënë këto ndryshime pas një breshërie denoncimesh.

 

Nëse nuk kishte konflikt interesi, çfarë i shtyu këto ndryshime.

I shtyu vetëm e vetëm denoncimi i vazhdueshëm që kemi bërë këtu, që kanë dhe mediat, për implikimin direkt, shfrytëzimin direkt të pushtetit të thjeshtrit të parë nga thjeshtra e parë.

Janë nga Thesari, me dhjetëra e dhjetëra pagesa.

Por mos harroni. Këto janë vetëm fondet, tenderat publikë.

 

Akoma më të shumë janë tenderat që ka fituar, gjithmonë fituesja kompania ‘51N4E’, ku kryezhurist është thjeshtri i parë.

Imagjinoni ju tani për të cilin flitet rëndon se merr 20%, por ajo është një punë tjetër, por problemi është se këto konkurse që zhvillohen gjoja për kullat simbol korrupsioni dhe droge, këto i fiton në tërësi kjo kompani.

Kompanitë e tjera nuk ekzistojnë, as shqiptare dhe as të huaja. Kjo do të thotë se kjo kompani dikton dhe lejet e ndërtimit.

 

Do të thotë se konflikti i interesit për shkak të pranisë së thjeshtrit të parë si kryetar jurie, shtrihet në këtë rast edhe në sektorin privat.

Besoj se këto dokumente faktojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se Edi Rama bëri një mashtrim publik të dënueshëm se në datën 24 nëntor, tha se kurrë kush nga familja e tij nuk kishte përfituar fonde publike.

Së dyti, këto dokumente dhe fakte tregojnë se pse Edi Rama mohon të drejtën themelore kushtetuese të deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar.

 

Kjo sepse ky komision do të tregojë se si është shfrytëzuar pusheti i thjeshtrit për tu pasuruar vajza e familjes.

Në lidhin e konfliktit të interesit, neni 24; familje e ngushtë quhet, bashkëshortet, partneret, bashkëjetuesit, fëmijët e tyre dhe prindërit.

 

Rama dhe zonja Rama nuk janë bashkëjetues, por me kurorë të martuar. Fëmijët e të dyve janë fëmijët e kësaj familje në përputhjeje me ligjin. Ndaj dhe Edi Rama e refuzon në mënyrë kategorike komisionin sepse e di që i fluturon mandati menjëherë.

Pushtetit është përdorur për pasurim personal”, tha Berisha. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *