Subscribe

Gjykata e Lartë ka vendosur të thërrasë si dëshmitarë Sali Berishën, Sajmir Tahirin, Edi Ramën dhe Ilir Metën.

 

Drejtuesit më të lartë të shtetit e politikës pritet të japin shpjegime ligjur me skenarin e pretenduar  për vrasjen e Tom Doshit

 

Trupi gjykues refuzoi ndërkohë kërkesën e Prokurorisë për thirrjen si dëshmitarë të kryeprokurorit Llalla.

 

Por në proces do thirren edhe Monika Kryemadhi, Edi Paloka dhe Spartak Braho. Ata janë pjesë e listës me 53 dëshmitarë të kërkuar nga organi i akuzës në gjyqin ndaj Tom Doshit, ish­ deputetit Mark Frroku dhe Durim Bamit, të cilët po gjykohen për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

 

Nga lista e prokurorisë u pranua edhe pyetja si deshmitar e Leonard Kokes.

 

Per kerkesen mbi një ballafaqim mes Doshit e Tahirit si dhe me Ardian Cipen,e Artan Didin, gjykata rezervoi te drejten te shprehet vetëm pasi keta persona te jene pyetur si deshmitare.

 

Seanca e rradhës për “çështjen” Doshi do të mbahet në datën 21 qershor, ndërsa dëshmitarët do të japin dëshmitë e tyre pas zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *