E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha: Rama do të kurorëzohet Mbreti i Kanabizimit

Ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me legalizimin e kanabisit.

 

Berisha, me anë të postimi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur një akt të tillë, goditjen më të rëndë kundër shëndetit, identitetit dhe të ardhmes së shqiptarëve.

 

Reklamë

“Arriti! Ediskobari apo Noriega i Shqipërisë do kurorëzohet Mbreti i Kanabistanit.

Kjo është goditja më e rëndë e qenies, shëndetit fizik dhe mendor, identitetit, reputacionit dhe të ardhmes së shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Me këtë akt Shqipëria, e shpallur këto vitet e fundit Kolumbi e Europes apo Kanabistan, shndërrohet në eksportues kryesor krimi dhe bëhet një vend që kërcënon kështu sigurinë e vendeve të rajonit dhe më gjerë.

U bëj thirrje shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar të kundërshtojnë këtë kurorëzim, në mbrojtje të interesave jetike të tyre”, ka shkruar Berisha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë