Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
15 June 2026
Vizion fokus

Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe 25 anëtarë...

Rrëzohet një helikopter, gjashtë viktima

Punë ka, paga edhe gjen, por nuk ka meritokraci....

Pagat po rriten se ka zhvillim apo se nuk...

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në...

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi i qytetarëve

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje:...

Marrëveshja SHBA-Iran ende pa datë, sulmet në Bejrut vënë...

Berisha: Rama dhe Soros ia arritën qëllimit, më shpallën “non grata” bazuar në shpifje

25 Qershor 17:13

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ta shpallur “non grata”.

 

Duke ngulur këmbë se për këtë vendim nuk ka as prova, as fakte, Berisha akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe George Soros.

 

Sipas tij, ata të dy i kanë mbushur mendjen me shpifje Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken për ta futur në listën e zezë.

 

“Pas dështimit që të më shpallnin të padëshiruar mbi baza konspiracioni herën e parë, Kryeministri Edi Rama dhe George Soros ia arritën qëllimit dy vjet më pas, përmes lobimit influencues e keqdashës e duke keqinformuar Sekretarin Blinken. Ia arritën qëllimit të më shpallnin të padëshiruar mua dhe anëtarët e familjes sime për “korrupsion domethënës”, bazuar tërësisht në shpifje dhe keqinformacion nga kundërshtarët e mi, çka në bindjen time të thellë përbën një abuzim të hapur të ligjeve të Kongresit. Deri më sot, Departamenti i Shtetit nuk ka publikuar as edhe një provë të vetme të korrupsionit të supozuar për të mbështetur akuzat e Sekretarit Blinken. Për më tepër, ju siguroj me forcë se nuk kanë për të paraqitur kurrë, as Departamenti i Shtetit dhe as ndokush tjetër në botë nuk do të jenë në gjendje të paraqesin prova të tilla. E them me bindje për faktin e thjeshtë e të pastër që prova të tilla nuk ekzistojnë. Ky vendim, tetë vjet pasi nuk mbaj asnjë ofiq publik dhe pasi dhashë dorëheqjen nga çdo pozicion drejtues politik, është një akt hakmarrjeje të pastër politike. Ai lidhet direkt me përpjekjet lobuese keqdashëse të Edi Ramës dhe Sorosit, me qëllimin e vetëm të sulmimit dhe dëmtimit të trashëgimisë sime 30-vjeçare në shërbim të vendit. Ky vjen si një akt hakmarrjeje për retorikën time, e cila kurrë nuk është përdorur për të penguar ndonjë hetim kundër meje apo familjes sime, për shkakun e thjeshtë se të tilla hetime nuk kanë ekzistuar kurrë. Retorika ime ka qenë dhe do të jetë në mbrojtje të interesave kombëtarë e publikë, dhe të vërtetave në të cilat besoj, pa pretenduar monopolin për to.”

 

Ish-lideri i PD-së sqaroi se vendosi ta ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore jo për të kthyer vendimin e Sekretarit Blinken, por për të nxjerrë në dritë të vërtetën dhe për të hequr shpifjet, sipas tij.

 

“Në të vërtetë, kam zgjedhur sallën e gjyqit jo thjesht për transparencë të plotë, por edhe për të rikthyer nderin dhe dinjitetin tim dhe të familjes time. T’i rikthej ato para miliona shqiptarë që më kanë besuar e votuar – më tepër se kushdo tjetër në Shqipëri, që nga dita e fitores kundër komunizmit deri sot; si dhe para miqve të mi në SHBA, Evropë e kudo në botë, të cilët kanë bërë kaq shumë për vendim tim dhe popullin shqiptar.”

 

Sali Berisha kujtoi edhe një deklaratë të kryeministrit Edi Rama në parlament në vitin 2019, ku i tha se është përcaktuar “non grata”. Ai ngre pyetjen se nga e dinte Rama një gjë të tillë.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Berisha blinken DASH Non Grata rama Shpifje Soros

Nga e njëjta kategori

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

më shumë...

Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

më shumë...

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi i qytetarëve

më shumë...

Pastruan paratë e drogës në ndërtim, gjykata lë në burg tre persona. Një në arrest shtëpie e të tjerët në kërkim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:42

Kush është në listë?/ Këto tre shenja...

10:34

Pa flluska në këmbë gjatë verës/ Metoda...

10:19

Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe...

9:44

Rrëzohet një helikopter, gjashtë viktima

8:54

Punë ka, paga edhe gjen, por nuk...

8:43

Pagat po rriten se ka zhvillim apo...

8:12

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

8:06

Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i...

7:02

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për...

6:50

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi...

6:24

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump...

5:57

Marrëveshja SHBA-Iran ende pa datë, sulmet në...

5:41

Zjarri i madh në Spanjë del jashtë...

5:05

Tragjedi! Përplasen dy helikopterë, humbin jetën 6...

4:33

Mes debateve dhe tensioneve, Netanyahu uron Donald...

4:14

Pas muajsh protestash në Serbi, Vuçiç paralajmëron...

4:06

Izraeli godet sërish periferinë jugore të Bejrutit,...

3:15

Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues...

3:13

Magjia e “Shtegut të ngjyrave”, atraksioni turistik...

3:08

Interes për parkun e Prespës, turistët tërhiqen...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tra...
  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • Kush është në listë?/ Këto tre shenja horoskopi janë më të m...
  • Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në Tiranë
  • Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.