Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto, duke thënë se Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri gëzojnë privilegjet e partisë në qelinë e burgut.

 

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se jo të gjithë shqiptarët vdesin në burgjet e Edi Ramës, ndërsa shton se këta të tre gëojë privilegjet e partisë.

 

Jo të gjithë shqiptarët vdesin nëpër burgjet e Edi Ramës, vdesin ata që janë aty për lekët e dritave por jo ata që janë aty si hajdutë e trafikantë.

 

Këta të fundit kanë privilegjin të bëjnë turizëm në burg, në kavalishencën e tyre qeveritare, madje edhe të ngrenë dolli shëndeti për kapon e tyre, që i bëri sheikët e vendit më të varfër në Europë.

 

Në foto, Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri gëzojnë privilegjet e partisë. sb

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *