Subscribe

Sali Berisha deklaroi se protestat nga PD dhe opozita do te rinisin shume shpejt.

 

Kryedemokrati shtoi se protestat popullore jane e vetmja rruge per shpetimin e Shqiperise, nga qeveria sipas tij e korruptuar.

 

 

E vërteta është se polarizimi në këtë vend po rritet me shpejtësi dhe shtresa e mesme po shkon drejt asgjësimit, të varfrit po bëhen gjithnjë e më të varfër.Edi Rama, votën nuk e pranon dhe gjithë ky zhvillim dramatik, kjo përmbysje në përbërjen e shtresave të shoqërisë sonë, ka si shkak më themelor, mospranimin e votës nga Edi Rama.Protesta janë rruga për të cilat është përcaktuar Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë.Ju garantoj se do të fillojnë shumë shpejt. Mund të jenë shtyrë, por edhe shtyrja e tyre bëhet për shumë aspekte, e padurueshme.
Protestat e gjithanshme do jenë rrugë për të rikthyer në Shqipëri, shpresën, votën e lirë dhe për të dalë nga ky regjim absolutar, sot i vetmi në Europë pas atij të Putinit dhe Lukashenkos.

 

Teksa iu pergjigj pyetjeve online te qytetareve, Berisha deklaroi se te henen Keshilli Kombetar do te miratoje edhe kuadrin ligjor te primareve brenda PD, proces nga i cili do te perzgjidhen edhe kandidatet per zgjedhjet lokale te vitit te ardhshem. Hapjen e partise, Berisha e konsideroi nje kusht te domosdoshem.

 

Ditën e hënë, Këshilli Kombëtar i PD miraton udhëzimin për zgjedhjet sipas primareve. Pra, primaret për kryetarët e bashkive do kenë kuadrin ligjor të gatshëm ditën e hënë. Kjo është një ngjarje e madhe për PD-në, sepse përmes primareve, shtrijmë pluralitetin drejt partisë.Hapja e partisë është një kusht themelor. Po punohet me intensitet. Edhe vetë primaret janë një procedurë demokratike për hapjen e partisë, pasi do kenë mundësi të kandidojnë të gjithë ata që kanë projektin, formimin dhe reputacionin për t’u votuar si qytetarë të parë.Krahas kësaj, po krijohen departamentet ku po angazhohen intelektualë të shquar dhe ekspertë të mirënjohur. Hapja ka nisur dhe do realizohet si kusht për fitoren e PD-së.

 

 

Lideri historik i PD, shtoi se kjo force politike do te beje gjithcka ne menyre qe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te kene te drejte vote edhe shqiptaret e diaspores.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *