Subscribe

Lideri i opozitës, Sali Berisha, u bëri apel demokratëve të Gjirokastrës t’i bashkohen protestave të opozitës javën e ardhshme.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë në këtë qytet Berisha shpjegoi se reagimi i qytetarëve është i rëndësishëm për të mbështetur aksionin e mosbindjes civile që deputetët prej muajit tetor kanë ndërmarrë në parlament.

“Ne duhet ngrihemi sa më parë këto protesta do të jenë të pandërprera ndaj çdo padrejtësie që na bëhet ne”, tha Berisha.

Lideri historik i demokratëve shpjegoi se nisja e protestave nuk ka lidhje me kërkesën e Prokurorisë Speciale për t’i hequr imunitetin.

Por Berisha vuri në dukje se vendimi i Gjykatës për t’i ndaluar daljen jashtë shtetit pa marrë autorizimin e Parlamentit ishte një sulm politik në shkelje të Kushtetutës

“Çfarëdo vendimi të marrë Parlamenti unë do e pranoj, por nuk pranoj kurrë shkeljen e Kushtetutës. Nuk protestojmë për personin protestojmë kundër grushtit të shtetit”, tha Berisha.

Berisha shpjegoi arsyet pse demokratët duhet të organizojnë një reagim më të fortë kundër qeverisë Rama. Sipas liderit të opozitës shqiptarët drejtohen sot nga një kryeministër i korruptuar që ka 16 fishuar pasurinë e tij, drejtohen nga një kryeministër që i mohon të drejtat themelore opozitës duke refuzuar komisionet hetimore dhe që së fundmi bllokoi edhe hapjen e negociatave

“Çfarë po kërkon Mitsotakis, po kërkon që Beleri të trajtohet si të gjithë shqiptarët që edhe pse në burg kanë bërë betimin”, tha ai.

Sipas Berishës i gjithë aksioni i opozitës ka si qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme

“Këto janë motivet që duhet të shënojnë një kthesë në PD, në mosbindje civile. Nuk k asnjë zgjidhje tjetër ndryshe firmosim fitore të Edi Ramës edhe në 2040”, shtoi ish-kryeministri.

Mesditën e së hënës opozita do të organizojë protestën e parë pas më shumë se një viti, protestë që mbahet në të njëjtin moment që këshilli i mandatëve do ti heq imunitetin liderit të opozitës Sali Berisha./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *