Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi nisjen e protestave kundër qeverisë Rama.

 

Gjatë një konference me gazetarët, Berisha listoi çështjen e ish-zyrtarit të FBI Mcgonigal si një prej arsyeve pse opozita ka zgjedhur tubimet si shtyllën kryesore të aksionit të saj politik.

 

SALI BERISHA

 

KRYETAR I PD

 

“Tani kalohet në fazën përfundimtare, në protestën e qëndrueshme deri në rrëzimin e Ramës.”

 

Berisha nuk dha një datë për nisjen e protestave, pasi më parë do të mblidhen forumet. Por sipas tij, shqiptarët nuk do të tolerojnë një kryeministër që ka përdorur ish-zyrtarin e lartë të FBI kundër opozitës.

 

“Edi Rama rekruton në korrupsion McGonigal për ti futur thikën opozitës, për të çimentosur pushtetin korruptiv të Edi Ramës. Edi Rama ka shndërruar Tiranën, zyrën e tij, në çerdhe, në një kënetë të vërtetë korruptive.”

 

Por Berisha akuzoi qeverinë se ka korruptuar edhe ambasadoret e akredituar në Tiranë, duke deklaruar se ambasadorja amerikane Yuri Kim ka gënjyer qeverinë amerikane për shpalljen e tij “non grata”.

 

“Kam arritur të faktoj se është edhe Yuri Kim, e cila ka gënjyer në mënyrë të padenjë qeverinë e vet. Yuri Kim ka nxjerrë së fundmi edhe FBI-në, çka nuk e ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, dhe unë deklaratat e DASH i besoj.

 

Kryetari i PD, Berisha, është shfaqur indiferent ndaj vendimit për ta përjashtuar 10 ditë nga parlamenti.

 

“Parlamenti i Lindës dhe i Ramës është Parlamenti i turpit. Të enjten unë do të jem duke përgatitur protestën.”

 

Parlamenti ka përjashtuar sot për 10 ditë kryetarin e PD, Sali Berisha, dhe deputetët Belind Këlliçi, Edi Paloka, Flamur Noka dhe Edmond Spaho, për shkak të bllokimit të seancës plenare të së enjtes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *