Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të hënë ka vijuar me prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë nga Rrogozhina, Berisha prezantoi Shkëlqim Hoxhën si kandidat të kësaj bashkie. Ai kërkoi mbështetjen me votë nga qytetarët dhe iu premtoi atyre se Hoxha është alternativa e duhur për të shfrytëzuar potencialin e Rrogozhinës në favorin e tyre.

 

“Do të bëjë gjithçka që të përmirësojë çdo muaj dhe çdo vit jetën tuaj, infrastrukturën në territorin e kësaj bashkie, suksesin e bizneseve në territorin e kësaj bashkie. Suksesin e bizneseve në territorin e kësaj bashkie, zhvillimin e fermave dhe suksesin e fermerëve të territorit të kësaj bashkie. Zhvillimin e turizmit, një degë për të cilin Rrogozhina ka një potencial të madh për tu zhvilluar edhe më shumë”, tha ai.

 

Në të njëjtën kohë, Berisha nuk ndali akuzat kundrejt kundërshtarit. Ai akuzon kryeministrin Rama se ka shpopulluar në mënyrë të frikshme Rrogozhinën dhe të gjithë Shqipërinë.

 

Dua të ju them këtu se 14 maji vërtetë është një ditë në të cilën jeni të ftuar të ndryshoni me votën tuaj Rrogozhinën, në 14 maji ndryshimi është në duart tuaja, por zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet më të rëndësishme të zhvilluara nga 22 marsi i vitit 1992 e deri më sot.

Për të realizuar rëndësinë e jashtëzakonshme të këtyre zgjedhjeve, mjafton që secili nga ne, çdo banor i kësaj bashkie të mendojë për një moment; ç’po ndodh me Rrogozhinën në këto vite, ç’po ndodh me Shqipërinë në këto vite? Po ndodh një braktisje masive, sikur të mos ishte një dhe i bekuar, por sikur të ishte një tokë e mallkuar.

Ndërkohë që Rrogozhina është një bashki me potenciale të jashtëzakonshme për të begatuar, lumturuar, mëkëmbur të gjithë banorët e saj, për të mbajtur në trojet e veta, bijtë dhe bijat dhe për ti prosperuar ata më shumë se kudo tjetër. Pse atëherë ikin, çfarë ndodh me fëmijët tanë, çfarë ndodh me fqinjin tonë, me miqtë, të afërmit, fisin, kushërinjtë, pse ata ikin? Pse ne sot kemi më shumë se 1/3 e tyre të larguar dhe të tjerë që mendojnë të largohen sa më parë.

Në pamje të parë ky është një shpopullim i frikshëm”, tha Berisha.

 

Kreu i “Foltores” do të garojë në zgjedhjet e 14 majit nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Njësoj si në zgjedhjet vendore të 6 marsit, Berisha nuk zotëron vulën e PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *