Subscribe

Sali Berisha nga Selenica, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Leonard Rakipaj, akuzoi qeverinë se përmes po shpërdoron fondet publike përmes inceneratorëve dhe ndërtimit të rrugëve. Ai iu referua raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit të publikuar ditën e djeshme.

“Dje DASH denoncoi vjedhjet me djegësat, 237 milionë dollarë janë zhdukur, në xhepat e Velisë, Ramës, Ahmetajt dhe Engjëll Agacit. Këta vjedhin po vjedhjet më të mëdha i bëjnë me tenderet publikë. Rrugët anësore kushtojnë 2.2 herë më shumë sesa autostrada, sesa tuneli. Këta ndërtojnë kilometrin me paratë tuaja. 24 milionë euro autostradë në Fushë, këta vjedhin 90% të të gjithë fondit të punimve publike, ndërtojnë një shkollë me 6 mln euro, me 5 mln euro”, tha ai.

 

Duke e quajtur shefin e ekzekutivit, një kriminel që mbahet në pushtet nga bandat e krimit, Berisha u shpreh i bindur në fitoren e opozitës në zgjedhjet e 14 majit.

 

“Edi Rama mbahet në paterica si Basha dhe Alibeaj, zhvillimet e fundit treguan se ata shkelmuan besimin tonë, ata janë në lidhje krimi me Edi Ramën. Afera MCgonigal tregoi se çfarë tmerri ka Edi Rama ndaj opozitës, po çfarë ndryshimi ka Edi Rama sot nga babai i tij që firmoste varjen në litar të kundërshtarit politik, Havzi Nelës. Edi Rama ndaj kundërshtarëve ka po të njëjtën armiqësi ndaj dhe kontrakton vrasës me pagesë, ndaj dhe merr pend Lulzim Bravën me dosjen e larjes së parave, merr peng Enkelejd Alibashën me krimet e vëllait të tij dhe vetes së tij. Ne do fitojmë do mposhtim Edi Ramën dhe bandën e tij kriminele”, shtoi ai.

 

Në fund ai premtoi se nëse do të marrë pushtetin ndër hapat e parë që do të bëjë është të shtojë vëmendjen ndaj fermerëve dhe rritjes së rrogave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *