Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Cërrikut, Servet Duzhën.

 

Berisha është shprehur se vendi po zhytet  çdo ditë e më shumë në skamje, varfëri, teksa u ka kërkuar votën qytetarëve që në këto 8 vite nuk janë përfaqësuar.

 

Më 14 maj jeni të ftuar të votoni Servet Duzhën, të votoni ndryshimin në mënyrë që të gjithë potencialet e kësaj bashkie, të gjitha të ardhurat, resurset, mundësitë, të ju rikthehen ju në shërbime, të rikthehen në punësim, mbështetje, zhvillim.

 

Pra, ky ndryshim është një ndryshim shumë i madh, krahasuar me qeverisjen aktuale, e cila është një klonim, një klonim i qeverisjes qendrore, një qeverisje pa transparencë, qeverisje në të cilën taksat tuaja, paratë tuaja, shpërdorohen nga një grup i ngushtë familjarësh, të afërmish të qeveritarëve vendorë, njëlloj siç shpërdorohen në Tiranë nga një grup i ngushtë i klientelës dhe të afërmve të Edi Ramës.

 

Ju dëgjoni se kreu aktual i bashkisë shpërndan tendera për familjarët e tij. Ky imiton Edi Ramën. Baxhanaku i Edi Ramës ka fituar qindra tendera, në një kohë kur ligji e përjashton atë nga tenderat.

 

Ne po zhytemi çdo ditë e më shumë në skamje, varfëri dhe unë deklaroj këtu, çdo qytetar i Cërrikut, çdo qytetar shqiptar që ndjehet më mirë se 8 vite më parë të mos votojë ndryshimin, të votojë për vazhdimësinë. Por u bëj thirrje shqiptarëve të cilët e ndjenjë veten se këto 8 vite, siguria e tyre nuk është kurrë ajo që ka qenë, mirëqënia e tyre ka ardhur në rënie. Me rrogat dhe pensionet e tyre, blejnë shumë më pak se 8 vite më parë, se biznesi i tyre është kufizuar, të votojnë ndryshimin.

 

Përndryshe, vitin tjetër dhe çdo vit ne do të shkojmë thellë e më thellë në dramën tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *