Subscribe

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha u bëri apel qytetarëve te Durrësit të mbështesin kandidatin  Igli  Cara dhe te ndeshkojne me vote qeverisjen socialiste. Ish kryeministri akuzoi Edi Ramën po bën gjithçka për largimin e shqiptarëve nga vendi, duke e krahasuar braktisjen të ngjashme me ate të pas vitit 1990.

 

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER

“Më 14 maj të votojmë Igli Carën. Durrësi është një kompleks natyror që mund të vendosej në çdo parajsë tokësore dhe mbitokësore, me brigjet, tokat, kodrinat, nuk ka një bukuri më përrallore se ç’është Durrësi dhe përsëri të rinjtë e Durrësit marrin rrugët e botës. Në vend se të punojnë në industrinë e tyre turistike, shkojnë e shërbejnë në vende të tjera. Po largohen për shkak një politike gjenocidiale. Edi Rama po bën gjithçka t’i largojë shqiptarët nga Shqipëria”

 

Berisha tha gjithashtu se kryeministri është përgjegjësi i vetëm për rritjen e çmimeve si dhe për vjedhjen që u bëhet qytetarëve.

“Ky është mekanizëm i tmerrshëm i vjedhjes ndaj qytetarëve.Po tjetër, rriten çmimet. Çfarë ndodhi me rritjen e çmimeve? Rritja e çmimeve dyfishon të ardhurat nga tvsh-ja, e cila është taksa që paguan çdo qytetar. Mblodhën 520 milionë euro, ku i çuan?Ku i çoi Kosova? Kosova ia ktheu pensionistëve 100 euro në muaj, studentëve 100 euro në muaj dhe rrogëtarëve 120 euro në muaj, etj me rradhë. Ku i çoi Edi Rama? I çoi 320 milionë për rrugët anësore, Shkëmb i Kavajës-Fier, të cilat po i ndërton me 7.2 milionë euro kilometri, ndërkohë që vetë autostrada ka kushtuar në segmentin më të gjerë të saj, 2 milionë euro kilometri.”

 

Ish kryeministri u shpreh i bindur se 14 maj do te rivendoset pluralizimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *