Subscribe

Një personazh qesharak, thirrjet e të cilit drejtuar shqiptarëve për të rrokur armët, nuk duhen marrë seriozisht. Kështu e përkufizoi kryeministri Edi Rama, paraardhësin e tij Sali Berisha. Sipas Ramës, në një vend normal, Berisha do duhej të ishte nën hetim, jo vetëm për thirrjen e fundit, por për të gjitha ka bërë gjatë karrierës së tij politike. Problemi i Berishës dhe bashkë me të edhe i PD-së, sipas kreut të qeverisë është reforma në drejtësi.

“E enjtja është bërë dita e veçantë e sebepeve për të shtyrë dhe zvarritur reformën në drejtësi. Sa më shumë rritet presioni i reformës nga publiku dhe ndërkombëtarët, aq më shumë rriten tensionet në Kuvend, sa më shumë ngushtohet rrethi për ata që i tremben reformës, aq më shumë shtohet politika kriminalizuese e PD. Edhe deklarata i shërben kësaj fryme, për të krijuar një atmosferë sa më të rëndë që të justifikojnë braktisjen e reformës”.

Dhe për të forcuar bindjen e tij për miratimin e reformës në drejtësi, Rama risolli qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë. Arsyeja që Sali Berisha nuk do reformën në drejtësi, në këndvështrimin e Ramës është se përmes saj, i hapet rruga për rrëzimin e kastës së politikanëve dhe gjykatësve, të jetojnë jashtë kufijve të ligjit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *