Ish-kryeministri Sali Berisha aka përshëndetur qendrimet e kancelarit gjerman Olaf Scholz të bëra publike ditën e djeshme gjatë konferencës që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama në Berlin për çështejn e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe për projektin “Ballkani i Hapur”.

 

Berisha shkruan se refuzimi i kësaj nisme nga Scholz është një përgjigje e merituar ndaj projektit që ai e quan si “nisma e hegjemonisë serbe në rajon”.

 

“Nje qendrim ne interes te shqiptareve, paqes, stabilitetit dhe integrimit te rajonit! Te dashur miq, dje ne nje konference shtypi me Edi Ramen Kancelari i Gjermanise Olaf Scholz shprehu: 1-mbeshtetjen e vendit te tij per hapjen e negociatave me Shqiperine dhe integrimin e saj ne BE. 2- Mbeshtetjen e procesit te Berlinit dhe tregut te perbashket rajonal ne kuader te ketij procesi. 3- Refuzimin e prere te Ballkanit te Hapur, Aleances trilaterale Beograd- Tirane -Shkup te Aleksander Vuçiç si projekt i hegjemonise serbe ne rajon. Miq, ju ftoj te pershendetim keto qendrime si interesi me i mire i shqiptareve, paqes, stabilitetit dhe integrimit ne rajon dhe pergjigja me e merituar ndaj projekteve aventureske te serbomadhise te presidentit ultranacionalistit serb Vuçiç dhe klikave te tij vasale Rama-Zaev ne Tirane dhe Shkup.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *