Lideri i opozitës, Sali Berisha, falënderoi faktorin ndërkombëtar për kërkesat e vazhdueshme për lirimin e 3 policëve kosovarë. Në një deklaratë për gazetarët, Berisha e cilësoi akt të paprecedentë rrëmbimin në territorin kosovar të 3 shqiptarëve, duke kërkuar zbardhjen e të vërtetës

 

Sali Berisha

“Sigurisht që lirimi i tyre, ishte një vendim në drejtimin e duhur, por zbardhja e të vërtetës, mbi këtë akt dhe ndëshkimi i organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij akti, të pashembullt them dhe njëherë, nga vitet ’50 deri sot, është i domosdoshëm në mënyrë që histori të tilla, të mos mund të përsëriten më.”

 

Ish-kryeministri, Sali Berisha, i bëri apel Prishtinës zyrtare të bëjnë të gjitha përpjekjet për uljen e tensioneve dhe rikthimin tek marrëveshja e Ohrit.

 

 

“Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë, se marrëveshja, natyrisht e mirë është interesi më i madh i Kosovës, dhe kombit shqiptar. Marrëveshja nuk i intereson Aleksandër Vuçiç, nuk intereson Serbisë.”

 

Nga ana tjetër, lideri i opozitës, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po dëmton interesat e shqiptarëve të Kosovës.

 

 

“unë jam sot këtu gjithashtu për të dënuar me forcën më të madhe ndërhyrjet brutale në punët e Brendshme të Kosovës të Edi Ramës. Sulmet e tij të përditshme ndaj qeverisë së Kosovës. Përpjekjet e tij donkishoteske për të marrë një rol të caktuar në këtë problem të madh, të thellë, të rëndësishëm për Europën dhe NATO-n.”

 

Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama ka përgjegjësi në bllokimin e bisedimeve për gjetjen e zgjidhjeve për problemet që ekzistojnë mes Prishtinës dhe Beogradit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *