Subscribe

Para demokratëve në Fushë-Krujë, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ai e ka penguar Lulzim Bashën vetëm kur ka menduar të bëjë bashkëqeverisje me kryeministrin Edi Rama.

 

Ndërsa theksoi se vendi është shndërruar në protektorat të krimit, lideri historik i të djathtës, u shpreh më tej se kreu i PD-së, në vend që të thërriste protesta masive pas humbjes në zgjedhje, nuk bëri asnjë lëvizje.

 

“Në vitin 2013 në Shqipëri u ndërrua pushteti, me votën e qytetarëve shqiptarë u zgjodh një kryeministër tjetër. Ish-kryeministri Sali Berisha njohu zgjedhjet dhe hapi krahun për një gjeneratë të re me besimin e madh se kjo gjeneratë mund të çonte në horizonte të reja opozitën dhe Shqipërinë. Por, këto vite ishin vitet si asnjëherë tjetër të Evropës u regjistruan rekordet më të zeza. Në këto vite shqiptarët, në vend që t’u rritej mirëqenia, por këto vite ndodhi e kundërta. Ekonomia shqiptare u la në një borxh 62.6% sot ekonomia shqiptare rrok një borxh rreth 100%. 8 vite ishin 8 vite rrokullisje, ku rrogat u ulën për shkak të inflacionit, e Shqipëria ra në vendin e fundit në Rajon. Shqiptarët kanë braktisur vendin e tyre po aq sa sirianët që ishin në luftë. Në këto 8 vite, shërbimet ndaj tyre degraduan. Epidemia e COVID-it rendoi më shumë se çdo qytetar tjetër të Evropës. Ligjin këto vite e ka marrë në dorë krimi, edhe brenda në Parlament. Me dhjetëra ligje janë votuar, për krimin në parlament që ata të merrnin tendera dhe koncesione. 15 herë, u rritën tenderat sekrete.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *