Ish-kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë se ka tentuar përçarjen e Kosovës. Berisha thekson se kryeministri Rama mbështeti projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur, në dëm të Kosovës.
“Edi Rama pasi dështoi në projektin e copëtimit dhe ndarjes së Kosovës, si argat i Vuçiçit u angazhua me të gjithë potencialin e tij për projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur. Ai vuri në darë Kosovën, vetëm e vetëm për ta nënshtruar atë në një projekt që shënonte vendosjen e hegjemonsië serbe dhe në shekullin e 21, mjerisht përsëri pas 100 vitesh në rajonin e Ballkanit. A ka argat më të shpifur më të shpërfytyruar se ky. A ka albanofob me të madh në historinë shqiptare se Edi Rama”, tha ai.
Sipas Berishës, Rama pas vizitës në Beograd nisi planet e “thurrura” me presidentin Vuçiç, në favor të Serbisë, duke u angazhuar për realizimin e projektit të ndarjes dhe copëtimit të Kosovës.