Subscribe

Përgjegjësia për të mundur socialistët me në krye Ramën, ishte motivi që bëri Berishën të linte pas ndasitë e inatet dhe të ulej në tryezë me Gazment Bardhin. Kështu u shpreh ish lideri i PD, në fjalën e tij para mediave, pas përfundimit të mbledhjes së PD.

 

 

Unë e kuptoj se ju doni të rrëmoni në çdo lloj, por të jeni të sigurtë se pozitiviteti i këtij takimi do ti zgjidhë të gjitha kureshtjet tuaja.
Sigurisht që këtu nuk ishin sot deputetët e Partisë së Lirisë, të cilët janë opozitar të vendosur, por ftesa ime është për çdo deputet që është i vendosur të luftojë këtë regjim të bashkojmë forcat për një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme.
U morën vendime shumë të rëndësishme.
Na bashkoi përgjegjësia e lartë morale, ligjore dhe e gjithanshme që kemi para 620 mijë zgjedhësve idealistë që votuan në datën 14 maj kundër Edi Ramës, ndonëse në zgjedhjet më të pandershme, të palira, më të padrejta të bëra ndonjëherë.

 

Berisha ripërsëriti thirrjen e tij ndaj të tjerë deputetëve që nuk ishin sot krah tij e Bardhit, për t’iu bashkuar këtij aksioni opozitar drejt unifikimit.

 

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi që 43 deputetët të zhvillojnë takime çdo javë për të pasur në fokus aktualitetin dhe qëndrimin që opozita do të mbajë për çështje të caktuara. Në tryezën e thirrur nga Gazment Bardhi morën pjesë 43 deputetë demokratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *