E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Berisha: Pas 11 dhjetorit shpallim ditën e protestës kombëtare

Nga Devolli, ku po mban “Foltoren” e radhës, ish-kryeministri Sali Berisha lajmëroi se pas datës 11 dhjetor, ku pritet të mbahet edhe Kuvendi i partisë i thirrur prej tij, do të përcaktohet dita e madhe e protestës kombëtare.

 

Gjatë fjalës së tij, ai përsëriti thirrje e tij ndaj lideri demokrat. Lulzim Basha, për të dhënë dorëheqjen nga kreu i PD-së.

 

“Nëse Rama i mbylli pengut dosjen e Tiranës, atë të Belgjikës, ku rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale, nuk e mbylli dot. I kerkoj të japë dorëheqjen dhe të mos mbajë peng PD. Ky revolucion nuk ka të ndalur, nuk ka forcë në botë. Dëgjo: Rama të mbyll dosje, por nuk të shpëton nga kjo shumicë gjigande. I them Edi Ramës të heqë dorë nga lojërat me peng kryetarin. Pas 11 dhjetorit do të përcaktojmë ditën e madhe të protestës kombëtare, në të cilën do të shpallim kërkesat tona deri në fitoren e plotë”, deklaroi Berisha.

 

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video