Berisha paralajmëroi reformim të sistemit të drejtësisë në rast së PD vjen në pushtet.

 

.Kryedemokrati përmes një bashkebisedimi me qytetarët tha se ndërhyrja do nisë me referendum.

 

Reformimi i sistemit të drejtësisë, nxjerrja e tij jashtë reformës së Xhorxh Sorosit, që e kam cilësuar se është një nga aktet më madhore të korrupsionit ndërkombëtar, ajo do ndodhë.Nuk ka deklaratë që mund të maskojë dështimin e plotë të kësaj reforme.Kjo ndërhyrje do fillojë me një referendum popullor. Më pas në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare, ne do ndërhyjmë me reformë të thellë në këtë sistem, që t’ia kthejmë drejtësinë ligjit, që ajo të jetë e pavarur nga guvernatorë dhe mafia ndërkombëtare.

 

Berisha vijoi akuzat ndaj Edi Rames, te cilin e quajti armik i egër i votës.

 

Edi Rama është armik i egër i votës. E gjithë beteja jonë është largimi i tij nga pushteti. Unë e konsideroj akt patriotik vendimin e çdo emigranti dhe qytetari të diasporës të vijë dhe të votojë në Shqipëri.Ne do bëjmë gjithçka që të votoni në vendet ku jetoni për zgjedhjet në Shqipëri.
Beteja jonë do të vazhdojë deri në fitoren tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *