Nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve të përgatiten për protesta të fuqishme për të shpartalluar vellon e zezë të korrupsionit duke iu referuar këtu aferës së inceneratorëve.

 

Nga ana tjetër ai tha se kjo aferë është jo më pak se 1/10 e asaj në Portin e Durrësit ku hodhi akuza se Edi Rama në bashkëpunim me Lulzim Bashën kanë stisur grabitjen e 810 mijë metra katrorëve për të lënë sipas tij Shqipërinë pa porte.

 

“Janë dy hetime, një hetim parlamentar dhe një hetim i Skrapit (SPAK). Të dyja përpiqen të varrosin çështjen. Këtu gjithçka bëhet për të mbuluar hajdutët e vërtetë. Asnjë qindarkë nuk lëvizte dot pa miratimin e Edi Ramës. Nën nxitjen e fuqishme të Don Agaçios. Ai u ka dhuruar tokë shqiptare të tjerëve. Kjo është një aferë monstruoze. U bëj thirrje shqiptarëve të përgatitemi për protestat më të fuqishme për të shpartalluar këtë vello të zezë korrupsioni që po hidhet mbi ju për të mbuluar këtë aferë më të madhen të zbuluar deri më tani. Është jo më pak se 1/10 se afera e Portit të Durrësit. Rama në bashkëpunim me Lulzim Bravën kanë stisur grabitjen e 810 mijë metra katrorë. Po lënë Shqipërinë pa porte”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *